Accessibility Tools

Skip to main content

Press Release 3

Një set i ri burimesh të specializuara, Toolkit-et EPIC, janë prezantuar zyrtarisht për të mbështetur zhvillimin e sipërmarrjes sociale në Ballkanin Perëndimor. Këto toolkit-e (paketë mjetesh) ofrojnë një udhërrëfyes praktik për të rinjtë inovatorë dhe edukuesit për të kthyer sfidat sociale në iniciativa sipërmarrëse të qëndrueshme. Ju mund t’i aksesoni ato direkt në Portalit të Toolkit-eve EPIC.

Një qasje gjithëpërfshirëse ndaj inovacionit social

Toolkit-et u zhvilluan për të mundësuar zbatimin praktik të Kurrikulës EPIC, duke përdorur metodologji të mësimit jo-formal për të nxitur një mendësi inovacioni social. Burimet janë të ndara në dy grupe të veçanta:

  • Toolkit për të rinjtë: Fokusohet në zhvillimin e kompetencave kyçe si lidershipi, mendimi etik dhe identifikimi i mundësive. Udhëzon të rinjtë përmes hapave praktikë të krijimit të një Modeli Canvas të Biznesit Social dhe realizimit të analizave SWOT për zgjidhjen e çështjeve të komunitetit.

  • Toolkit për punonjësit rinorë: Pajis punonjësit rinorë me strategji të avancuara mentorimi dhe këshillimi. Thekson rëndësinë e inteligjencës emocionale dhe drejtësisë sociale, duke ndihmuar punonjësit rinorë të ofrojnu mbështetje të strukturuar për të rinjtë sipërmarrës.

Ndikimi

Efektiviteti i këtyre mjeteve u vërtetua gjatë zbatimeve pilot, ku ato morën vlerësime të larta për qartësinë dhe dobishmërinë e tyre:

  • Kosovë: 100% e të rinjve pjesëmarrës e gjetën përmbajtjen shumë të qartë dhe të lehtë për t’u kuptuar. Trajnimi arriti të angazhojë një grup të larmishëm, me 83% të aplikantëve vajza.

  • Shqipëri: Kurrikula dhe mjetet mundësuan që pjesëmarrësit të lidhen me sipërmarrje sociale reale, si p.sh. New York Tirana Bagels. Për pasojë, 85.7% e punonjësve rinorë pjesëmarrës shprehën nivelin më të lartë të kënaqësisë.

  • Bosnje dhe Hercegovinë: Toolkit-et ofruan ekspozimin e parë të strukturuar ndaj sipërmarrjes sociale për shumë pjesëmarrës, duke i ndihmuar të tejkalojnë qasjen tradicionale “humanitare” dhe të adoptojnë një perspektivë të bazuar në vlera i biznes.

Aftësi të qëndrueshme për të ardhmen

Edhe në rajone ku mungon një kuadër ligjor formal për sipërmarrjet sociale, Toolkit-et EPIC fuqizojnë pjesëmarrësit për të vepruar në mënyrë efektive, duke u fokusuar te Korniza Europiane EntreComp. Duke lidhur punën sociale me veprimet sipërmarrëse, këto burime sigurojnu që gjenerata e ardhshme të jetë e përgatitur për të udhëhequr inovacionin e qëndrueshëm me fokus në komunitet.

Na kontaktoni: Për më shumë informacion rreth projektit EPIC dhe për të qëndruar të përditësuar me aktivitetet tona, vizitoni faqen tonë të internetit epic-project.eu ose na kontaktoni në epic-project@kmop.org.

Funded by the European Union. Views and opinions expressed are however those of the author(s) only and do not necessarily reflect those of the European Union or the European Education and Culture Executive Agency (EACEA). Neither the European Union nor EACEA can be held responsible for them.
Project Number : 101131326
Copyright © | Privacy policy