Accessibility Tools

Skip to main content

Rreth projektit

Projekti EPIC njeh rëndësinë e Qytetarisë Aktive në nxitjen e ndryshimeve shoqërore dhe adresimin e sfidave sociale. Nëpërmjet projektit, punënjësit rinorë dhe të rinjtë në Ballkanin Perëndimor do të fuqizohen duke identifikuar çështje shoqërore dhe të zhvillojnë idetë e tyre për ndërmarrjet sociale. EPIC ka për qëllim të bashkojë parimet e qytetarisë aktive dhe ndërmarrjeve sociale për të drejtuar dhe mbështetur të rinjtë në transformimin e ideve të tyre në biznese të suksesshme, duke krijuar kështu mundësi kuptimplota punësimi dhe duke adresuar sfida shoqërore.
EPIC është një projekt bashkëpunimi midis Qipros, Greqisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnje Hercegovines.
Rreth projektit
Projekti EPIC është konceptuar duke njohur rolin transformues që Qytetaria Aktive mund të luajë në shoqëri, duke krijuar hapësira për veprime dhe iniciativa të udhëhequra nga qytetarët për të adresuar çështjet dhe sfidat sociale, që veprojnë si shtytëse të ndryshimit. Për më tepër, Sipërmarrjen Sociale perceptohet si një formë biznesi që është e ndërlidhur me Qytetarisë Aktive dhe si shprehje e saj.
Qëllimi i Projektit
  • Nxitja e bashkëpunimit në rajone të ndryshme të botës përmes iniciativave të përbashkëta;
  • Ngritja e kapaciteteve të organizatave që punojnë me të rinjtë jashtë mësimidhënies formale
  • Mbështetja e zhvillimit të punës me të rinjtë;
  • Promovimi i aktiviteteve të të mësuarit jo-formal, me synimin për të përmirësuar nivelin e kompetencave duke siguruar pjesëmarrjen aktive të të rinjve në shoqëri
Objektiva Specifike

1. Zhvillimi i mjeteve edukative dhe burimore për ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e organizatave rinore në Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë dhe Kosovë, në fushën e sipërmarrjes sociale

2. Edukimi dhe fuqizimi i të rinjve për të zhvilluar dhe menaxhuar ndërmarrjet sociale

3. Ndërtimi i koncepteve dhe kapaciteteve të punonjësve rinorë dhe organizatave rinore për të promovuar pjesëmarrjen aktive dhe sipërmarrjen sociale.

4. Rritja e ndërgjegjësimit për çështjet kryesore sociale (p.sh. mjedisi, përfshirja) dhe kontributi që mund të kenë ndërmarrjet sociale në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

5. Krijimi i hapësirës për zhvillimin e një strukture mbështetëse për të rinjtë për t’u përfshirë në mënyrë aktive në fushën e sipërmarrjes sociale.

6. Zhvillimi i ekosistemit mbi sipërmarrjen sociale në vendet zbatuese.

Burimet
  • Raport Kombëtar dhe Ndërkombëtar mbi Sipërmarrjen Rinore dhe Sociale në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë
  • Manuali për Trajnimin e Trajnerëve- Kurrikula mbi Sipërmarrjen Sociale
  • Mjedisi mësimor dixhital me një kurs online dhe Mjete për Punonjësit Rinorë dhe Të Rinjtë
  • Hackathons & Konferenca Përfundimtare e Sipërmarrjes Sociale Kombëtare
About EPIC project

Partnerët

KMOP – Qendra Sociale e Veprimit dhe Inovacionit
KMOP-education-hub
KMOP – Qendra Sociale e Veprimit dhe Inovacionit, e themeluar në vitin 1977, është një nga organizatat më të vjetra të shoqërisë civile në Greqi që ofron shërbime të mbështetjes sociale dhe zbaton programe të ndryshme që synojnë fuqizimin dhe rritjen e mirëqenies së individëve dhe komuniteteve.
Sarajevë, Vendtakimi i Kulturave (SMOC)
Sarajevo-meeting-of-cultures
Sarajevo Meeting of Cultures (SMOC) është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e themeluar në vitin 2012 me objektivin kryesor të nxjerrjes në pah dhe vlerërsimit të trashëgimisë së larmishme kulturore të Bosnjë dhe Hercegovinës. Fokusi ynë kryesor është në promovimin e Sarajevës dhe Bosnjë-Hercegovinës si simbole të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesën harmonike të kulturave të ndryshme. Sarajevo Meeting of Cultures (SMOC) vlerësohet për aftësitë në angazhimin e të rinjve, duke përdorur strategji dinamike për të fuqizuar individët e rinj dhe për të kultivuar kreativitet. Me mbi 25 vjet përvojë kolektive, ekipi ynë shërben si një katalizator për përparimin shoqëror, duke përdorur lidershipin profesional për të nxitur ndryshime me ndikim, duke mbetur i përkushtuar për avancimin e arsimit të lartë, nxitjen e dialogut ndërkulturor, promovimin e turizmit kulturor dhe advokimin për përfshirjen sociale përmes iniciativave të ndryshme.
People in Focus (PiF)
People-in-Focus-PiF
People in Focus (PiF) është një organizatë jofitimprurëse, joqeveritare, jopolitike dhe e pavarur me seli në Tiranë, Shqipëri. PiF punon në fushën e të drejtave të njeriut dhe përfshirjes sociale, dialogut ndërkulturor, qytetarisë aktive, demokracisë, edukimit mediatik dhe fuqizimit të të rinjve. Për më tepër, angazhimi i PIF vijon në mjedisin e qëndrueshëm dhe tregun e punës përmes AFP-së dhe sipërmarrjes sociale.
Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN)
Peer Educators Network (PEN)
Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë/Peer Educators Network (PEN) është një organizatë rinore joqeveritare dhe jofitimprurëse e themeluar në vitin 2008. Fushat tona kryesore të punës janë fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, vullnetarizmi, barazia gjinore, inovacionet sociale dhe sipërmarrja, mënyra e jetesës së shëndetshme, kundër dhunës, mjedisi dhe përfshirja sociale. Selia e PEN-it është në Prishtinë, por ne jemi aktivë në të gjitha rajonet e Kosovës. PEN ka një rrjet të gjerë të vullnetarëve dhe aktivistëve aktivë në mbarë Kosovën, duke vepruar si agjentë të ndryshimeve pozitive në komunitetet e tyre.
Innovade LI
INNOVADE LI
Misioni ynë është t’u ofrojmë klientëve tanë dhe organizatave tona partnere një nivel të pakrahasueshëm të mbështetjes së ekspertëve, për t’u mundësuar atyre të përcaktojnë dhe arrijnë objektivat e tyre operacionale dhe qëllimet strategjike afatgjata. Ne i ndihmojmë klientët tanë të bashkojnë përparimet teknologjike dhe mjetet e produktivitetit në proçeset e tyre, në mënyrë që të përmirësojnë performancën, të rrisin produktivitetin dhe të nxisin përfitimin.
CARDET
CARDET
CARDET është qendra kryesore e kërkimit dhe zhvillimit në rajonin e Mesdheut me ekspertizë globale në arsimin e AFP-së, aftësitë dixhitale të sipërmarrjes dhe ndërtimin e kapaciteteve. Si qendra më e madhe e pavarur jofitimprurëse me bazë në Qipro, CARDET është e lidhur në mënyrë të pavarur me universitete dhe institucione nga e gjithë bota, si Universiteti Yale, Universiteti i Nikosias dhe Këshilli Ndërkombëtar i Mediave Arsimore.
Funded by the European Union. Views and opinions expressed are however those of the author(s) only and do not necessarily reflect those of the European Union or the European Education and Culture Executive Agency (EACEA). Neither the European Union nor EACEA can be held responsible for them.
Project Number : 101131326
Copyright © | Privacy policy